Këto janë vendet ku ngjinohet mbi 20 orë mbrenda ditës!

Muaji i shejtë i Ramazanit asht sot në ditën e katërt.

Besimtarët myslimanë që ngjinojnë duhet me pritë perëndimin e diellit për me hangër.

Por, ka vende ku dielli perëndon shumë vonë dhe nata zgjat pak.

Për myslimanët që jetojnë në Rrethin Arktik, ngjinimi asht nji sakrificë shumë më e madhe se për pjesën tjetër të botës, mbasi ka 24 orë dritë.

Rreth 22 % e popullsisë së botës, praktikisht 1.6 miliardë njerëz, mendohet se i janë nënshtru ngjinimit këtë vit.

Zona si Lapland, Finlanda dhe Suedia kanë pak ose aspak orë pa diell.

Në Finlandë, në këtë kohë, dielli perëndon vetëm për 55 minuta.

“Ngjinimi nis n’orën 1:35 të mëngjesit dhe përfundon në 12:48 të darkës. Pra i bjen me ngjinue 23 orë e 5 minuta. Të afërmit e mi që jetojnë në Bangladesh e kanë të pamundun me besue se na ngjinojmë ma shumë se 20 orë në ditë. Falë Zotit, na ja dalim gjithmonë”, thotë Mohammed, nji besimtar mysliman që jeton në Finlandë.