Këto janë votat e LDK-AKR-Alternativa në qytetin e Prizrenit

Koalicioni parazgjedhor LDK-AKR-Alternativa ka arritë të renditet e treta në komunën e Prizrenit me 9.844 vota ose 17,33%.

Indeksonline ka sigurue listat e LAA. I nominuemi për kryeministër nga ky koalicion, Avdullah Hoti, ka sigurue 5613 vota.

Ndërsa, me nga mbi 3 mijë vota janë Haxhi Avdyli dhe Vjosa Osmani. Anëtar i ri i LDK, Driton Selmanaj, ka mbledhë 2388 vota, ndërsa Anton Quni 2631.