Këto pakica janë të diskriminueme n’Kosovë

Rreth 40 mijë romë, ashkalijë dhe egjiptias jetojnë në Kosovë. Mirëpo, vetëm 149 prej tyne janë të punëseum në institucionet e shtetit.
127 pjesëtarë të komunitetit RAE punojnë në nivelin qendror e vetëm 22 prej tyne janë të punësuem napër komuna.

Arsye kryesore del me qenë mungesa e arsimimit.

Bazue në raportin e zyrës së kryeministrit për integrimin e këtij komuniteti në Kosovë, 16 për qind e të gjithë pjesëtarëve të këtij komuniteti janë analfabetë, ndërsa vetëm 1.4 për qind e kanë të përfunduem ose vazhdojnë shkollën e mesme.

Në raportin e siguruem nga Gazeta Fjala, thuhet se mësimin parashkollor, prej këij komuniteti e zhvillojnë vetëm 176 persona.

Përderisa numri i tyne që vijojnë shkollën fillore asht 4 mijë e 153. Ndërsa, vetëm 204 pjestarë të komunitetit RAE, vijojnë shkollën e mesme.