KFOR’i ka me vazhdue përkushtimin për nji ambient të sigurt në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim njoftues komandantin e ri të KFOR’it, Gjeneral Major Giovanni Fungo.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi për të arritunat në Kosovë dhe për prioritetet e Qeverisë së Kosovës në avancimin e gjithanshëm të progresit.

Mustafa shprehu vlerësimin maksimal të qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës për punën dhe kontributin e vazhdueshëm të KFOR’it në ofrimin e sigurisë dhe në fusha të tjera të zhvillimeve në vend.

Tue e falënderue për përkrahjen e KFOR’it edhe në fuqizimin e FSK’s dhe në aspekte të tjera, kryeministri Isa Mustafa shprehu përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me KFOR’in.

Komandanti i KFOR’it, Gjeneral Major Giovanni Fungo, vlerësoi të arritunat në Kosovë, tue shprehë mbështetjen e matejme të KFOR’it.

Gjeneral Major Fungo, po ashtu, theksoi përkushtimin e KFOR’it për bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës si dhe për angazhimin e tij në krijimin e nji ambienti të sigurt në Kosovë.

Mustafa dhe Gjeneral Major Fungo kanë bisedue edhe për proceset tjera aktuale në Kosovë.