Kim Jong i çon letër Putin’it, qe çka i shkruen!

Mediat botnore kanë ba të ditun se diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un i ka dërgue nji letër Presidentit të Rusisë Vladimir Putin tue i kërkue që të bashkojnë forcat për me i luftue armiqtë e përbashkët. Gjatë viteve të Bashkimit Sovjetik, Rusia dhe Korea e Veriut mbanin lidhje të ngushta dhe Kremlini mbështeste programin e regjimit komunist të Koresë Veriore. Mbas ranies së Bashkimit Sovjetik, marrëdhaniet u ndërprenë, por Vladimir Putin ka rizgjue miqësinë.

Në vitin 2015 Putin ftoi diktatorin Kim Jong Un në nji paradë në Moskë, por udhëheqësi i Koresë së Veriut nuk shkoi. Ndërsa tash, Kim Jong kërkon që të forcojë miqësinë e tij me Presidentin rus.

“Shpreh bindjen se marrëdhaniet e miqësisë dhe bashkëpunimit mes Koresë së Veriut dhe Rusisë, të bazueme në luftën e vështirë kundër armikut të përbashkët, kanë me u zhvillue në të njajtën linjë me aspiratën dhe dëshirën e popujve të dy vendeve. Ju uroj suksese në punën tuej dhe mirëqenie e prosperitet për popullin tuej”, thuhet në njoftimin e Peniangut zyrtar.

Në përgjigje, Putin i uroi Kim Jongut shnetë të mirë dhe shpreson që dy vendet të arrijnë prosperitet të përbashkët.