Kim Jong i përgjigjet personalisht Donald Trump’it: Ke me pague shtrejt!

“Fjalimi i marrë i Donald Trump në Kombet e Bashkueme e kanë bindë edhe ma fort Korenë e Veriut se zhvillimi i armëve të saj bërthamore asht vendimi i duhun”.

Ky ishte reagimi i udhëheqësit suprem të vendit komunist, Kim Jong-un, që iu adresue vendit përmes agjencisë shtetnore tue komentue deklaratat e Donald Trump.

Përmes nji deklarate personale të transmetueme anglisht, në gjuhën e Presidentit amerikan, në agjencinë shtetnore të lajmeve KCNA dhe e pashembullt viteve të fundit në vendin hermetik komunist, Kim Jong-un u zotue se “Donald Trump ka me pague shtrenjtë për komentet e bame mbas mbrami n’OKB”.

Ndër të tjera, Trump tha se Shtetet e Bashkueme të Amerikës kishin me shkaterrëue plotësisht Korenë e Veriut nëse kishin me u detyrue prej kësaj të fundit me mbrojtë vetveten dhe aleatët e Washingtonit në rajon.

“Fjalët e Donald Trump më bindin më fort dhe jo të më trembin, se udha që kam zgjedhë asht ajo e duhuna dhe e vetmja që kam me ndjek deri në frymën time të fundit. Tash që Trump mohoi egzistencën dhe më ofendoi mue dhe vendin tim në sy të botës përmes deklaratave ma të egra për luftë të bame ndonjiherë, Korea e Veriut po konsideron masat ma të forta dhe të rrepta si kundërpërgjigje me detyrue Donald Trump me pague shtrejt për fjalimin e tij”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e shpërndame nga KCNA.

Shperndaje në: