Kim Jong-un urdhnon vrasjen e ish-Presidentes të Koresë së Jugut (foto)

Koreja e Veriut l’shoi urdhna të përhershëm për egzekutimin e ish-presidentes së Koresë së Jugut dhe shefit të saj të shpijunazhit.

Urdhnat e përmbarimit, të cilat Veriu tha se duhet të kryheshin në çdo kohë, kudo, dhe me çfarëdo mjeti, përbanin nji dekret vrasje kundër ish-presidentes së burgosun, Park Geun-hye dhe Lee Byung-ho, drejtorit të Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës.

Urdhnat e përmbarimit erdhën gati dy muej mbasi vendi i izoluem dhe i armatosun me armë bërthamore akuzoi shërbimin e inteligjencës së Koresë së Jugut se kishte bashkëpunue me CIA’n për me vra udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, tue përdor helme biokimike.

“Na deklarojmë se do të imponojmë denimin me vdekje ndaj tradhtares Park Geun-hye dhe Lee brenda dhe jashtë vendit,” tha deklarata e Ministrisë së Sigurisë së Koresë së Veriut.

Deklarata tha se planet e tyne për vrasjen e Kim Jong-un ishin “terrorizëm i sponzorizuem nga shteti”.

 

presidentja