Kina n’alarm: Korea e Veriut sot shkaktoi nji tërmet të fuqishëm (foto)

Kina ka njoftue ditën e sotme se në Korenë e Veriut asht zbulue nji tërmet 3.4 ballësh, si pasojë e nji shpërthimi të dyshuem, tue ngrit kështu frigën se Kim Jong-un kishte testue nji bombë tjetër bërthamore.

Administrata e termeteve tha në nji deklaratë në faqen e saj se tërmeti, i cili ndodhi rreth orës 08:30 të mëngjesin , u regjistrue në nji thellësi prej zero kilometrash.

Agjencia zyrtare e lajmeve ‘Xinhua’ tha se epiqendra ishte afërsisht në të njajtin vend si nji tërmet i ngjashëm më 3 Shtator, i cili u zbulue se po shkaktohej nga testi i gjashtë dhe ma i madhi bërthamor i Koresë së Veriut.

Tërmeti u zbulue në provincën Veriore të Hamgyong, ku ndodhet zona bërthamore e Koresë së Veriut.

Kina deklaroi gjithashtu se po analizonte të dhana për tërmetin por theksoi se ishte nji tërmet i shkaktuem nga dora e njeriut.

Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut Ri Yong Ho, i cili aktualisht asht në New York për nji takim të Kombeve të Bashkueme, paralajmëroi t’Ejten se Kim mund të merrte në konsideratë testimin e nji bombe me hidrogjen mbi Paqësor.

 

Image

Image