Kina ‘ndërton historinë’: Njihuni me qytetin e parë malor në botë (foto)

Kina ka fillue ndërtimin e qytetit të parë malor në botë.

Italiani, Stefano Boeri, ka qenë arkitekti i këtij dizajni të pabesueshëm, qëllimi i të cilit asht lufta kundër ndotjes. Për me ba këtë, “Qyteti i parë malor” i botës ka me u mbulue kudo me bimë.

Ai ka me u përba nga pothuejse 1 milion bimë me ma shumë se 100 lloje të ndryshme dhe 40,000 pemë që kanë me thithë pothuejse 10,000 tonë dioksid karboni dhe 57 ton ndotje, dheka me prodhue përafërsisht 900 ton oksigjen në vit.