Kini m’u befasue se me çka flenë në dorë diktatori korean (video)

Ndërkohë që terrorizon botën , udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut duket se jeton edhe vetë mes manktheve dhe terrorit.

Simbas nji ish-diplomati te naltë koreanoverior që dezertoi në Jug në Gusht, regjimi i Kim Jong-un asht i dënuem m’u shkatërrue mbasi gjithnji e ma shumë koreanoveriorë po i kthejnë krahët.

Dezertori nga Koreja e Veriut, Thae Rinj Ho, zavendës ambasadori i Koresë së Veriut në Londër, thotë se “Kim Jong’un asht nji njeri që ban veprime që shkojnë përtej imagjinatës normale

“Jam i bindun se që ditët e Kim Jong-ut janë të numërueme”, theksoi ai, tue shtue se ai  flenë me armë në dorë.”

“Ai urdhnoi që axha dhe gjysë-vllau i tij të vriteshin sepse i llogariste si kërcënime për jetën dhe pushtetin e tij.

Kim e di se nëse regjimi rrxohet , ai ka me shkue poshtë me të. Kjo asht mënyra sesi udhëhiqet Koreja e Veriut. Terrori asht shoqnuesi i i vazhdueshëm i diktatorit”.

Simbas raporteve të mediave “Xihunana News”, Kim ban nji jetë të qetë dhe luksoze në Phenian, me nji dietë të pasun ushqimesh të importueme, ndërkohë që miliona bashkatdhetarët e tij vdesin nga uria.

 

Shperndaje në: