KIPRED: Kosova vuen prej korrupcionit t’naltë

Kosova vazhdon të vuejë dhe të jete shtet jofunksional si pasojë e korrupcionit në veçanti nga korrupcioni i profilit të naltë dhe mosndeshkimi i tij, derisa mungon vullneti politik për të luftue atë në mënyre efektive.

Kështu u tha sot në nji konferencë për media e organizueme nga KIPRED ku temë diskutimi ishte lufta kundër korrupcionit ndaj profilit të naltë.

Ariana Qosja nga KIPRED si sfidë ndaj kësaj dukunie përmendi konfiskimin e pasunisë së paligjshme.

“Situata asht jashtëzakonisht problematike sa i përket rasteve te korrupcionit të profilit të naltë.
Sfidë mbetet edhe konfiskimi i pasunisë së paligjshme”, tha Qosja.