Kirgistani i kallxon vendin Erdogan’it: ‘Mos na kallxoni çka duhet me ba’

Nji reagim i ashpër ka ardhë nga Kirgistani, mbasi Turqia i bani thirrje për me ndryshue qëndrimin ndaj Fethullah Gulenit, klerikut me bazë së SHBA që fajëson për grusht shteti.

“Mos na kallxoni se çka duhet me ba. Na nuk kemi nevojë për ndihmë të tillë, ma mirë na e mbani larg këtë lloj ndihme”, tha Presidenti i Kirgistanit, Almazbek Atambajev.

“Nëse dikush dëshiron të ndihmojë Kirgistanin, kjo ndihmë duhet me qenë e pakushtëzueme- shtoi ai- Kirgistani asht nji vend sovran, çdo ndihmë duhet të jepet pa kushte”.