Kisha Ortodokse Serbe: Personi që kreu sulmin në xhaminë e Velekincës i mvarun nga droga!

Peshkopi i Kishës Ortodokse Serbe,Teodosije, i ka shkrue letër Myftiut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, për, si ka shkrue ai, me i solidarizue me të dhe të gjithë komunitetin mysliman të lënduem nga ky akt i vandalizmit, si dhe për me dënue fuqishëm këtë akt të pakuptimtë.

Ai ka thanë se solidarizohet me Tërnaven dhe komunitetin mysliman që janë lëndue nga siç e ka përshkrue ai, ky akt vandalizmin e i pakuptimtë.

Qe letra e plotë e Teodosijes:

I dashuri z.Tërnava

E kemi marrë me shqetësim të madh lajmin se një person i etnitetit serb ka dëmtuar minaren e një xhamie të Bashkësisë Islamike të Kosovës në fshatin Velekincë afër Gjilanit.

E dënoj fuqishëm këtë incident dhe dëshirojë të përcjell tek ju dhe tek të gjithë anëtarët e komunitetit tuaj solidaritetin tonë të sinqertë, të cilët janë lënduar nga ky akt vandalizmi dhe i pakuptimtë. Sipas informatave tona, kryerësi i aktit është person me probleme nga varësia e drogës dhe momentalisht gjendet në paraburgim policor. Ne besojmë fuqishëm se ky incident nuk do të ketë ndikim në marrëdhëniet fqinjësore ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëve në atë rajon.

Ne e mbështesim plotësisht thirrjen tuaj se organet e rendit duhet t’i ndërmarrin të gjitha masat për t’i mbrojtur në mënyrë adekuate të gjitha zonat fetare në Kosovë dhe mbesin thellë të përkushtuar për ndërtimin e një shoqërie bazuar në tolerancë dhe respekt në midis të gjitha komuniteteve.

Sinqerisht i juaji

Peshkopi Teodosije