Kisha serbe në hapësinat e UP’s u financue nga partia e kriminelit Arkan!

Kisha ortodokse serbe, e cila asht ndërtue në hapesinat e Universitetit të Prishtinës në vitin 1992, mbas marrjes së dhunshme të pushtetit nga Serbia me 1989, jo veç që asht ndërtue në masa të dhunshme, por edhe asht përkrahë dhe financue nga Partia e kriminelit, Arkan (Zeljko Raznjatovic-Arkan), banë të ditun KosovaPress.

KosovaPress e ka sigure nji video, ku krimineli Arkan, i cili njihet për krimet e bame në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë, asht i pranishëm bashkë me bashkëpunëtorët e tij, gjatë fillimit të punës së ndërtimit të kishës.

Në vitet e 90’ta, Arkani kishte krijue edhe partinë e tij e cila quhej Partia e Bashkimit të Serbeve dhe ushtrinë me paramilitarë serb që quhej Garda e vullnetarëve serbë, e cila i ka pas ma shumë se 300 ushtarë, që armatimet dhe financimin e kane sigurue nga shteti i Serbisë. Arkan ka qenë edhe deputet i parlamentit të Serbisë.

 

arkan

Gjatë gjithë kohës së luftave në ish-Jugusllavi, Kisha Serbe dhe Krimineli Arkan me partine e tij kanë pasë bashkëpunim të ngushtë. Kjo ilustrohet edhe me shumë foto të asaj kohe.

arkan1 arkan2 arkan3 arkan4 arkan5 arkan6

Krimineli Arkan ka qenë gjatë kohës së pushtimit të Kosovës, udhëheqës i Klubit të Obiliqit, prej vitit 1996 dhe me 6 Maj të vitit 1998 e ka zanë vendin e parë në Jugosllavi (në atë kohë Serbia e quente Jugosllavi territorin e Vojvodinës, Kosovës dhe Serbisë).

arkan7
Ish-kryetari i Federatës së Sportit të Jugosllavisë, Miljan Miljanic tue i dhanë mirënjohje Arkanit (16 maj 1998).

arkan8
arkan9 arkan10

Kisha asht në hapësinat e Universitetit të Prishtinës dhe për ketë nuk ka leje të ndërtimit. Ish-udhëheqja e dhunshme serbe, e cila ka ardhe në 1989, mbas rrënimit të Kushtetutës së Kosovës të vitit 1974 , pretendon se me 15.02.1999. i ka lëshue nji leje kësaj kishe, 7 vjet mbas ndërtimit të saj.

Edhe sot në Kosovë funksionojnë komunat paralele që lejohen nga Qeveria e Kosovës dhe funksionojnë në vende të ndryshme të Kosovës.

Në Graçanicë funksionon e ashtuquejtuna Komunë e Prishtinës dhe lëshojnë legalisht dokumentacione të Serbisë, tue përfshi edhe leje të njoftimit dhe pasaporta serbe.

Kjo leje munde me ju dhanë edhe në ditët e sotme tue marrë parasysh se vulat dhe dokumentacioni gjendet në Graçanicë dhe kontrollohen nga strukturat paralele serbe.

kisha

Kisha Ortodokse serbe ka qenë nxitsja kryesore për fillimin e luftave në ish-Jugosllavi dhe përkrahësja e vazhdueshme e kriminelit Milloshevic, si dhe e ka beku çdo serb që ka shkue në luftat që Serbia i ka ba në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe së fundi edhe në Kosovë.


kisha1 kisha2