Kishte me u deportue n’Bullgari, siriani hodhi veten në erë

Sulmuesi, i cili hodhi veten në erë dhe plagosi 12 të tjerë në Ansbach të Gjermanisë, quhet Mohamed Deleel.

Dyshohet se ai kishte realizue sulmin mbasi kishte mësue që kishin me zhvendosë në Bullgari, ka konfirmuae Ministria e Mbrendshme e Gjermanisë.

Atij i ishin dërgue dy njoftime për zhvendosje, i fundit më 13 Korrik, por që nuk mund ta kthente atë në Siri për shkak të luftës që po zhvillohet atje. Mandej, ai ishte njoftue që kishin me zhvendosë në Bullgari.

Mohamed Deleel, ishte i njohun për policinë për përdorim të drogës dhe kishte kalue kohë në klinikën psikiatrike për shkak të dy tentim vetvrasjeve në të kaluemen.

Fqijtë e tij e kanë përshkrue atë si nji person që kërkonte vëmendje.