Kissinger: Ramja e Shtetit Islamik çon në Perandori të Iranit

Henry Kissinger, diplomat, ish-ministër dhe këshilltar për sigurinë kombëtare, i njoftun edhe si arkitekti i politikës së jashtme në periudhën 1969-1977, ka ndjek me shqetësim zhvillimet në Lindjen e Mesme, luftën e forcave aleate dhe disfatën e Shteti Islamik.

Dhe ajo çfarë e shqetëson ma shumë asht rania e shumëlakmueme e të vetë-vetëquejtunit “Kalifati Islamik”, që simbas tij kishte me krijue premisat për forcimin e nji “perandorie radikale Iranit” dhe zgjerimin e territoreve të Teheranit.

Kisinger paralajmëron se zgjedhja e nji aleati në Lindjen e Mesme apo mbajtja e njanës apo tjetrës anë në kushtet e konflikteve të armatosuna mundet me sjellë shumë probleme, shkruen Respublica.

“Thania se anmiku i anmikut tuej mund të konsiderohet si miku yt”, në këtë rast nuk vlen. Lindja e Mesme ndikon ne botën për shkak të paqëndrueshmënisë ideologjike dhe disa akteve“, shkruen Kissinger në nji artikull për CapX.

“Lufta me Shtetin Islamik mund të shërbejë si nji shembull. Forcat që nuk janë të lidhuna me Shtetin Islamik, tue përfshi shiitët e Iranit dhe anëtarët e udhëheqjes sunite të disa vendeve pajtohen mbi nevojën për shkatërrimin e Shtetit Islamik.

Por cila njisi ekonomike mund të supozojmë se ka me trashëgue territorin e ISIS? Nji koalicion i sunitëve? Apo ka me qene nji sferë e ndikimit iranian? Përgjigja na devijon për shkak se Rusia dhe vendet e NAT’s mbështesin grupet kundërshtare.

Nëse tokat e Shtetit Islamik pushtohen nga forcat e Gardës Revolucionare dhe grupet shiite, rezultati mund të jetë krijimi i nji “zone” territoriale që do të shtrihej nga Teherani në Bejrut dhe mund të shënonte krijimin e nji Perandoria Radikale të Iranit“, përfundon Kissinger.