Kitarovic e fton Trump në Kroaci, por e ka nji arsye

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic ka ba të diturn sot se ka ftue Presidentin Amerikan Donald Trump për vizitë në Kroaci dhe tha se ai mundet njikohësisht me vizitue këtë vend dhe Slloveninë.

“Kemi bisedue për Slloveninë me iniciativën time. Çmojmë faktin se SHBA’të kanë qëndrim neutral për këtë çashtje. Kam ftue Trump’in për me vizitue Kroacinë. Mund ta vizitojë Slloveninë dhe Kroacinë njikohësisht”, tha  Kitarovic mbas përfundimit të Samitit “Iniciativa e tri deteve në Varshavë”, transmetojnë mediat kroate.