Kjo asht agjenda e ceremonisë mortore për Bajram Rexhepin

Komisioni i Veçantë për organizimin e ceremonisë mortore për ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi, ka ba publike agjendën për të Martën.

Trupi i pajetë i ish-kryeministrit kthehet sot në mëngjes në Aeroportin e Prishtinës.

Rexhepi varroset në orën 16:30, në varrezat e Dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.

Presidenti Thaçi ka shpalë sot ditë zie në Kosovë.

Kjo asht agjenda e ceremonisë mortore:

08:30 – Arritja e Arkivolit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”

10:00-12:00- Homazhe në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Prishtinë

12:00–12:30- Mbledhje Komemorative në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë

(13:30 deri në 14:45 arkivoli qëndron në shtëpi të të ndjerit, në Suhodoll)

15:00-16:00- Homazhe në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, në Mitrovicë

16:00- Nisja e Arkivolit nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës për te varrezat në Shipol

16:30 – Ceremonia e varrimit