Kjo asht agjenda e Joe Biden për ditën e sotme n’Kosovë

Zavendëspresidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës ka arritë mbramë në Kosovë.

Ai sot ka me u takue me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa, ku mbas këtyne takimeve ka me pasë edhe nji konferencë për media.

Derisa, Joe Biden takohet me zyrtarët e shtetit të Kosovës, grueja e tij Jill ka me vizitue Manastirin e Graçanicës, ku ka me u takue me peshkopin Teodosije dhe ka me i kqyr ambientet e Manastirit.

Mbasdite çifti Biden së bashku me nipin dhe mbesën e tyne marrin pjesë në emnimin e rrugës nacionale Gjilan-Ferizaj, e cila tash e tutje ka me mbajtë emnin e Joseph R. “Beau” Biden, III.

Në këtë ceremoni të organizueme nga Qeveria e Kosovës kanë me mbajtë fjalime nënpresidenti Joe Biden, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.