Kjo asht agjenda e takimit të liderëve në konakun e Ramiz Kelmendit

Deputeti i Ramiz Kelmendi e ka publikue në Facebook agjendën e takimit të sotëm në vilën e tij në Rugovë, ku pritet të marrin pjesë liderët e partive politike. Simbas kësaj agjende, takimi i liderëve ka me nisë në orën 13;15 dhe mbyllet në 14;15, ndërsa nga ora 14;15 deri në 14;35 asht caktue si kohë për paraqitjen e liderëve para përfaqësuesve të medieve.

Nuk dihet nëse takimi ka me qenë i hapun apo i mbyllun për gazetarët. Për këtë vendosin paraprakisht vetë liderët, thuhet në njoftimin e agjendës.

Në vazhdim agjenda e takimit:

“Takimi i liderëve
Data; 31.08.2016
Vendi; ‘Villa – Elkos’ – Rugovë
ora; 12;00
Agjenda – Orari – Protokoli i nikoqirit;ora 12;00min – 12;30min –

Pritja e mysafirëve (liderëve)ora 12;30min – 12;40min – Konferencé shtypi e nikoqirit (detajet, qëllimi i idesë dhe pritjet)

ora 12;40min – 13;15min koktej, mëngjesi (Salla nr, 1, kati përdhes)ora

13;15min – 14;15min takimi i liderëve ( Salla nr, 3, kati I)

ora 14;15min – 14;35min, Paraqitja e liderëve para mediaveP.S.

Për llojin e takimit – i hapun apo i mbyllun, vendoset paraprakisht nga liderët, për çka edhe mediat informohen me kohë.

Mirënjohës dhe me sinqeritet, nikoqiri,Ramiz Kelmendi – deputet i pavarur”