Kjo asht agjenda zyrtare e Victoria Nuland në Kosovë e rajon

Victoria Nuland, ndihmësja e Sekretarit Amerikan të Shtetit, ka me takue zyrtarë të naltë, gjatë vizitës së saj në Kosovë e Serbi si dhe në disa vende të ndryshme të rajonit.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftue se vizita e saj në këto vende t’Europës do të zhvillohet gjatë kësaj jave dhe javës tjetër, raporton lajmi.net.

Aktualisht Nuland asht tue e shoqnue Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry, gjatë vizitës së tij në Gjeorgji, Ukrainë dhe Poloni.

“Me 10 korrik, Nuland ka me udhëtue në Prishtinë-Kosovë, ku do të takojë zyrtarët e naltë të Qeverisë dhe Shoqnisë Civile me këndvështrim në marrëdhaniet dypalëshe dhe rajonale, perfshi edhe përparimin në zbatimin e marrëveshjeve në dialogun Kosovë-Serbi, mbështetjen e Kosovës drejt integrimit Euro-Atlantik dhe përpjekjet në luftën kundër korrupcionit”, shkruen në deklaratën e lëshueme sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Mbas vizitës që do t’i bajë Kosovës, simbas njoftimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Nuland do të qendrojë edhe në Shqipni e Maqedoni, për me diskutue marrëdhaniet dypalëshe dhe rajonale.

Në Shqipni, temë diskutimi me zyrtarët e naltë shtetnorë, liderat politik dhe Shoqninë Civile, do të jetë diskutimi i çashtjeve rajonale por edhe reforma në sistemin e drejtësisë.

Simbas njoftimit të DASH’it, Nuland në Maqedoni ka me diskutue me zyrtarët e naltë shtetnorë e politik, marrëdhaniet dypalëshe dhe çashtjet rajonale si dhe nevojën për kapërcimin e krizës politike si dhe mbështetjen në punën e Prokurorit Special e në të njajtën kohë edhe krijimin e kushteve kredibile për zgjedhje.

“Ajo ka me udhëtue pastaj në Beograd-Serbi, për me takue zyrtarët ma të naltë të Qeverisë dhe Shoqnisë Civile për me diskutue marrëdhaniet dypalëshe dhe rajonale, perfshi edhe përparimin në zbatimin e marrëveshjeve në dialogun Serbi-Kosovë dhe vazhdimin e mbështetjes së përpjekjeve të Serbisë drejt BE’s”, nënvizon deklarata.

Ndihmësja e Sekretarit Amerikan të Shtetit, ka me përfundue udhëtimin e saj në rajon tue vizitue edhe Qipron me 12 Korrik, ku ka me takue zyrtarët e naltë të grekëve qipriotë dhe turko qipriotë, si dhe të dërguemin Special të Sekretarit të OKB’s dhe SHBA’s për Qipron, Barth Eide.

Ndërkohë, bazue në deklaratën e DASH’it, ky do të jetë itinerari i vizitës së Victoria Nuland në rajon.

Agjenda e Victoria Nuland në Kosovë e rajon

Me 10 Korrik-Nuland viziton Kosovën. Gjatë ditës, ajo viziton Shqipninë.

Me 11 Korrik-Nuland viziton Maqedoninë. Gjatë ditës ajo ka me qëndrue në Serbi.

Me 12 Korrik-Nuland ka me vizitue Qipron.