Kjo asht aktakuza e plotë kundër Ferid Aganit dhe 63 të tjerëve!

Ferid Agani, ish-ministër i Shendetësisë dhe tash ministër i Mjedisit, dhe Gani Shabani, sekretar i Ministrisë së Shëndetësisë, do të dalin para gjykatës mbasi ata tashma edhe zyrtarisht akuzohen se kanë damtue buxhetin mbi 4.5 milionë euro.

Prokuroria e Shtetit, dje ka njoftue se pos ministrit Agani dhe Sekretarit Shabani n’aktakuzën e ngritun ka perfshi 60 persona fizikë dhe 4 persona juridikë. Shumica prej tyne punëtorë shendetësorë.

Gazeta Fjala ka sigurue nji pjesë të aktakuzës ku shihet në detaje se si mjekët kanë maltretue pacientët dhe kanë marrë ryshfetë para të majme.

Në këtë aktakuzë tregohet po ashtu se mjekët për secilin pacientë që ka vendos nji stentë kanë përfitue ryshfet 500 euro, derisa nësë ata vetëm janë kontrollue dhe nuk kanë vendos stëndë kanë marrë 150 euro.

Në pjesët e aktakuzës shihet se mjeku Gani Bajraktari ka marr si ryshfet mbi 21 mijë euro, Elefedin Muhaxhiri 7 mijë e 850 euro, Nexhmi Zeqiri 4 mijë e 750 euro, Ejup Pllana 3 mijë e 450 euro dhe shumë të tjerë në shuma nga 3 mijë e deri në 150 euro.

Në këtë aktakuzë tregohet gjithashtu se mjekët në disa raste kanë trajtue në mënyrë të papërgjegjshme pacientët, tue u shkaktue infeksione dhe më pas disa nga ta edhe kanë ndrrue jetë.

“Egziston dyshimi i bazuen se nga data 01 Kallnor 2011 e deri me datën 31 Dhetor 2015 tue veprue si persona juridik , kanë trajtue në mënyrë të pandërgjegjshëm me rastin e dhanies së ndihmës mjekësore, tue përdor haptas mjete apo metoda të papërshtatshme të mjekimit dhe me këtë rast kanë shkaktue keqësimin e gjendjes shëndetësore dhe për nji numër të personave edhe vdekjen e tyne”, thuhet në aktakuzë.

Këto vdekje të këtyne personave simbas aktakuzës nuk janë përcejll me obduksion edhe pse ligjet në fuqi për shëndetësi e parashohin nji gja të tillë.

Konstatimi i shkakut të vdekjes së personit i cili ka vdek në institucionin shëndetësor dhe në rastet kur qytetari ka vdek në institucionin shëndetësor të tipit spitalor, mbrenda 72 orëve nga pranimi, obduksioni asht i detyrueshëm”, thotë ligji i cekun në aktakuzë.

 

aktakuza