Kjo asht alarmuese: Çdo e teta grue asht e rrezikueme nga kanceri i gjinit!

kancerigjini

Qinda qytetarë dhe personalitete të ndryshme ju kanë përgjigj sot ftesës për ecjen simbolike kundër kancerit të gjinit në kryeqytet.

Ata thanë se zbulimi i hershëm, përmes kontrolleve të rregullta mjekësore, duhet të bahet pjesë e kulturës tonë familjare, sepse kjo asht mundësia ma e mirë për me luftue këtë sëmundje.

Kjo ecje e cila asht ba tanima tradicionale në vendin tonë, edhe në këtë vit zuni vend në krejt sheshet e kryeqytetit.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u bani apel krejt grave të prekuna nga kanceri i gjinit, me i kushtue vëmendje shëndetit, ashtu si kujdesen edhe për të dashtunit e tyne.

“Kanceri i gjirit mund të prek gjithsecilin prej nesh në Kosovë, fatkeqësisht çdo vit po regjistrohen mesatarisht 300 raste të reja të prekuna nga kanceri i gjirit, që i bjen që në çdo 8 gra, nji nga ne asht e rrezikueme. Mënyra e vetme për me ndalue këto sëmundje, asht zbulimi i hershëm përmes kontrolleve të rregullta mjekësore, të cilat urgjentisht duhet me u ba pjesë e kulturës tonë, dhe n’asnji rrethanë na nuk duhet ato me i neglizhue”, tha Jahjaga.

Në këtë fushat nuk mungoi as kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili me këtë fjalim inkurajoi shumë gra dhe tregoi për memografitë falas që munden me u ba në dy qendrat e mjekësisë familjare në Prishtinë.

Organizatorja e kësaj ecje simbolike, Nafije Latifi nga organizata joqeveritare Jeta/Vita, tregoi që janë ba shumë përpjekje që njerëzit të kenë ma shumë informata se si mund të zbulohet dhe të trajtohet sëmundja e kancerit të gjinit dhe si të fitohet beteja me këtë sëmundje.

Mueji Tetor i përkushtohet ndërgjegjësimit kundër luftës së kancerit në krejt botën, për me ngrit vetëdijen shoqnore për rrezikun e kësaj sëmundje.