Kjo asht arma ma e re e Rusisë që alarmoi NATO’n gjatë samitit të Tiranës (video)

Alarmi i NATO’s i lshuem në samitin e Tiranës për pregaditjen e Rusisë për luftë, nuk ka vetëm sinjale politike të qarta, por normalisht edhe ballistiko-ushtarake.

Televizioni ‘Russia Today’ publikoi lajmin se në manovrat e përbashkëta të Rusisë dhe aleatëve të saj “Zapad 2017” që përkthehet “Perendimi 2017”, u përdor për herë të parë në terren sistemi raketor i ri strategjik Iskander M”.

Kjo asht në fakt, arma që i trembet ma shumë Perendimi dhe ma konkretisht SHBA.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë me anë të nji deklarate, bani të ditun se gjatë manovrave ushtarake “Zapad 2017”, sistemi raketor Iskander M i Rusisë ka testue me sukses raketën e sofistikueme me rreze ma të nalta veprimi.

Testimi i kësaj rakete asht ba në rajonin jugor, Astrakhan, të Rusisë dhe me sukses ka goditë objektivin e caktuem në rajonin Makat në Kazakhstan.

Sistemi raketor Iskander M asht shumë modern dhe e veçanta e tij asht se ka nji mundësi shumë të vogël interceptimi nga sistemet antiraketore.

Rrezja e veprimit e IScander asht 500 kilometra, ma e madhe se çdo sistem aktual që ka Rusia si trashëgimi e Bashkimit Sovjetik.

Simbas përllogaritjeve, raketa e këtij sistemi mundet me arritë Gjermaninë lehtësisht dhe ka nji mundësi interceptimi “zero” nën naltësinë e 10 metrave me tokën.

Shperndaje në: