Kjo asht arsyeja pse Haradinaj duhet me i pasë 12 deputetë!

Ramush Haradinaj duhet me i pasë 12 deri në 15 deputetë nga radhët e AAK’s dhe Nismës në mënyrë që me marrë mandatin nga partneri i madh PDK për me ba Qeverinë.

Kështu ka thanë nji zyrtar i naltë i Partisë Demokratike të Kosovës për KosovaPress.

Ky zyrtar, i cili simbas KP, nuk ka dasht me dalë me emën asht shumë i afërt me Kryetarin e partisë Kadri Veseli dhe ka qenë pjesë e negociatave për koalicionin parazgjedhor n’orët e fundit të datës 10 Maj mes PDK’s në njanën anë dhe AAK dhe Nismës n’anën tjetër.

Ky zyrtar, thotë gjithashtu se koalicioni PDK-AAK dhe Nisma ka me formue Qeverinë me njanën nga partitë që kanë vota ma pak se PAN’i që nënkuptohet me Lëvizjen Vetëvendosje ose LDK’n.

Simbas këtij zyrtari, mbas certifikimit të rezultateve nga KQZ ka me fillue negociata me partitë që janë renditë e dyta dhe e treta.