Kjo asht arsyeja pse Kosova nuk aplikoi n’Interpol?

Kosova prej sot ka mujt me qenë anëtare e Interpolit, siç ndodhi me Palestinën, e cila u pranue në këtë organizatë ndërkombëtare të policisë, por Qeveria e re Haradinaj, vendosi për tërheqje nga aplikimi.

Gazeta Metro mëson se kjo tërheqje ka ardhë mbas sugjerimit nga diplomacia amerikane, të cilët nuk kanë dashtë që Kosova të futet në nji garë ku mundet me përfitue Palestina.

SHBA’të bashkë me Izraelin, ishin kundër që shteti palestinez me u ba anëtare e kësaj organizate. Këtë e ka ba të ditun për gazetametro.net, nji diplomat kosovar, i cili nuk ka dashtë që t’i përmendet emni.

“Na kanë sugjerue me aplikue vitin e ardhshëm. Ky sugjerim edhe e ka shty Kryeministrin e Kosovës, me tërheq aplikimin”.

Shperndaje në: