Kjo asht arsyeja pse Rama nuk ishte në foto me Pence (foto)

Mungesa e kryeministrit të Shqipnisë, Edi Rama, në foton e fundit të samitit të Kartës së Adriatikut në Podgoricë u përfol shumë në mediat e Shqipnisë, por edhe të rajonit me argumentin se kryetari i qeverisë shqiptare ishte përjashtue për shkak të patikave të bardha që mbante veshun.

Mediat e rajonit iu referuen nji postimi të ish-kryeministrit Berisha për me përforcue argumentin e tyne tue e marrë të mirëqenë si fakt.

a-20

“Kryeminstri Edi Rama udhëtoi për në Podgoricë me helikopter. Aeroporti i Podgoricës ishte i mbyllur për arsye sigurie të fluturimit të Mike Pence dhe rihapej në orën 19 .00 pasi të nisej zv presidenti amerikan. Helikopterët tanë nuk udhetojnë natën, ndaj e vetmi korridor ajror që delegacioni të nisej ishte ora 16.00. Sipas planit fillestar, në këtë orar duhet të kishin mbaruar të gjitha aktivitetet e samitit, përfshirë dhe fotoja familjare. Por samiti filloi me vonesë e gjithcka u shty, edhe foto familjare”., – asgt pohimi i nxjerrun nga zyra e PR e kryeministrit Rama.