Kjo asht arsyeja pse Slobodan Gavric asht transferue në veri të Mitrovicës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka konfirmue transferimin e serbit të dënuem për terrorizëm, Slobodan Gavricit, për në pjesën veriore të Mitrovicës. Drejtori i SHKK, Sokol Zogaj ka kallxue për “Indeksonine” arsyen se pse Gravric asht dërgue në atë pjesë të vendit.

“Po, ai asht dërgue në veri. Kjo erdhi për shkaqe humanitare mbasi nuk ash i vetmi ai atje, por ka edhe disa të tjerë. Me kërkesën e tij dhe shkaqe humanitare sepse nuk kishte vizita”, ka thanë ai.

Ma tej, Zogaj ka sqarue se transferimi i tij ka ardhë mbas aprovimit të Misionit Ndërkombëtar për Sundim të Ligjit, “EULEX”.

Ndryshe, Sllobodan Gavric që akuzohet për terrorizëm kishte hy në Kosovë me disa kilogramë eksplozivë, e që kishte qëllim kryemjen e një akti terrorist, ishte dënue nga autoritetet e drejtësisë në vend me 13 vjet burg.

Njësiti Elitar i Policisë së Kosovës, “FIT”, ka transferue Gavricin në pjesën Veriore të Mitrovicës. Rasti i Gavricit filloi me nji informatë të pranueme nga Policia e Kosovës, se nji qytetar serb kishte me hy në Kosovë nga Serbia me rreth 10 kilogramë eksplozivë dhe se destinacion i tij ishte Hoteli “Grand”, në Prishtinë. Gavricit ju gjetën në kerrin e tij tipit “Citroen” mbi 12 kilogramë eksplozivë të llojit PETN ndër eksplozivët ma të fuqishëm që egzistojnë. /Indeksonline/