Kjo asht banesa ku ka jetue vrasesi i Munich’it

Forcat speciale të policisë gjermane (SEK) sot n’orët e hershme të mëngjesit (06:05) kanë shkue në banesën e gjermano-iranianit dhe atje kanë bastis banesën në të cilën ai banonte bashkë me prinderit e tij.

Asht ba e ditun që baba i dorasit asht në stacionin e policisë. Pjesa e qytetit ku ai kishte jetue me prindërit quhet Maxvorstadt dhe nuk asht nji pjesë ku jetojnë të varfën.

Simbas policisë gjermane, autori asht nji 18-vjeçar iranian, i cili jetonte në Mynich, ndërsa motivet e ngjarjes ende janë të paqarta.

Trupi i pajetë i autorit asht gjet rreth 1 kilometër larg vendit të ngjarjes.
Mediat raportojnë se ai ishte vetëvra me nji plumb në kokë.