Kjo asht ajo çka po kërkon tash Pacolli nga Amerika

Zavendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thanë se asht e domosdoshme përfshimja e Shteteve të Bashkueme të Amerikës në dialogun Kosovë – Serbi.

Në nji postim në Facebook, Pacolli ka shkrue se përfshimja e SHBA’ve në dialog duhet m’u ba për shkak të rolit që Amerika kishte në përfundimin e luftave në Ish-Jugosllavi.

Duke marrë parasysh rolin vendimtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përfundimin e luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi, ndërtimin e paqes dhe garantimin e stabilitetit në Evropën Juglindore, respektivisht Ballkanin Perëndimor është pothuajse e paimagjinueshme dhe shumë e vështirë të ketë një Marrëveshje përfundimtare/historike Kosovë-Serbi pa përfshirjen direkte të ShBA-ve”, ka shkrue Pacolli në Facebook.

“Andaj, përfshirja direkte e SHBA-së bashkë me BE-në, në fazën përfundimtare është e domosdoshme, në mënyrë që të sigurohet një Marrëveshje përfundimtare e pranueshme dhe e zbatueshme për të dy palët”, ka përfundue ai.

Shperndaje në: