Kjo asht data kur shpallet aktgjykimi për rrahjen e deputetëve

aktgjykimi

Seanca gjyqësore ndaj deputetëve të Vetëvendosjes ka përfundu me deshminë e drejtorit të mjekësisë ligjore, Arsim Gerxhaliu, lidhun me ekspertizën mjeko-ligjore ndaj deputetit Bekim Haxhiu, i konsideruem si i damtuem në këtë proces gjyqësor.
Gërxhaliu tha se ekspertizën mjeko-ligjore ndaj të damtuemit Bekim Haxhiut e ka leshue në bazë të urdhnesës së gjyqtarit të kësaj gjykate dhe se e njajta asht leshue bazue në dokumentacionin mjekësor i leshuem nga Qendren Klinike Universitare, me diagnozat e pershkrueme sikurse në raport, që do të thotë se në mjekësinë ligjore nuk asht ba ekzaminimi i të damtuemit por vetëm në bazë të raportit mjekësor.

Gërxhaliu ju ka përgjigj pyetjeve të gjyqtarit dhe prokurores për landimet e të damtuemit .

Ai shtoi se ekzistojnë disa lloje të eksperitzave mjeko-ligjore dhe në rastin konkret asht dhanë vetëm e bazueme në dokumentacionin e leshuem në QKUK dhe se ekzaminimi objektiv nga ana jonë nuk asht krye.

Seanca e radhës do të mbahet më 25 Prill, n’ora 14:30, ku pritet të shpallet aktgjykimi për përleshjen e deputetëve të PDK’s dhe Vetëvendosjes.