Kjo asht deklarata ‘bombë’ e Sami Lushtakut!

samilushtaku

Ish-komandanti i UÇK’s, Sami Lushtaku në seancën gjyqësore të njohun si rasti “Drenica I” që asht tue vazhdue edhe sot, ka thanë se nuk asht në rregull që prokurori me kerkue vetëm kokat e UÇK’s.
Ai ka thanë se kerkon drejtësi dhe vetëm drejtësi.

“Kërkoj nga Gjykata që kjo çka asht fol e asht thanë, le të vërtetohet, nëse del e vertetë qe unë kam ekzekutue, nuk kerkoj denim prej 12 vjetësh, por due denim kapital. Nuk ka qenë politikë e UÇK’s që të vrasë njerëz me duer të lidhuna. Nuk keni të drejtë të paragjykohemi pse kemi qenë anëtarë të UÇK’s”, ka thanë ai.

Kjo seancë asht tue u mbajt në Gjykatën e Apelit mbasi mbrojtja kishte apelue vendimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, kundër denimit të Sami Lushtakut, Sylejman Selimit, Jahir Demakut, krejt të akuzuem për Krime Lufte.