Kjo asht deklarata e parë e Vucic mbas fitores së ‘koalicionit të luftës’

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka thanë se Serbia don nji dialog serioz me shqiptarët, por simbas tij shqiptarët duhet me ditë se shteti serb don me i ruejtë interesat e veta dhe të serbëve në Kosovë.

Ai ka thanë se fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e kërcënojnë Serbinë.

“I ashtuquejtuni koalicion i luftës ose i veteranëve, i cili ka fitue shumicën në zgjedhjet në Kosovë asht grup që hapun kërcënon serbët, dhe kjo ka me na krijue shumë probleme” ka thanë Vucic, shkruen Tanjug.

Ai gjithashtu ka thanë se koalicioni në Prishtinë tash ka kundrejt vetes nji bllok të unifikuem të përfaqësuesve politikë të serbëve, të cilët simbas tij kanë me i mbrojtë interesat e Serbisë dhe serbëve.