Kjo asht deputetja që pësoi ramje drastike të votave në zgjedhje (foto)

Zgjedhjet Lokale

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Labinotë Demi-Murtezi, e cila ishte pjesë e listës së LDK’s, ka pësue ramje drastike të votave krahasue me vitin 2014.

Demi-Murtezi, në zgjedhjet e kalueme që ishte kandidate e Partisë së Drejtësisë, e që ishte në koalicion me PDK’n, pati marrë plotë 14 232 vota, për me qenë femna ma e votueme në këtë listë.

Ish-nënkryetarja e Partisë së Drejtësisë, pak para nisjes së fushatës zgjedhore, aderoi në partinë e Behgjet Pacollit.

Simbas rezultateve të dala deri më tash, Demi-Murtezi del t’i ketë marrë vetëm 3 706 vota, tue e vnue në pikëpyetje nëse ka me qenë prapë deputete.

Në mandatin e kaluem, Demi-Murtezi ishte femna e parë me mbulesë që arriti me zanë ulëse në Kuvendin e Kosovës, shkruen Ekonomia Online.

Ndërsa në këto zgjedhje përveç saj, në parti të ndryshme kanë kandidue edhe femna tjera me mbulesë, tue përfshi edhe Refiqe Tërnavën, e cila asht çika e myftiut Naim Tërnava.

 

labinotaaa