Kjo asht e dhimbshme: Kapet femia para se me shperthye eksplozivin në trup!

Organizata terroriste, ISIS asht tue shfrytëzue femijët për shpërthime të ndryshme të bombave.

 

Nji fëmi, i cili në trupin e tij kishte të vendosun bombë, asht zanë nga autoritet e sigurisë në Irak, pak minuta para se të ndodhte shpërthimi.

 

Djali, i cili kishte të veshun nji fanellë të Barcelonës, respektivisht të Lionel Messit, në nji video të publikueme në internet shihet teksa shpërthen në lot mbasi ai u arrestue nga policia, në qytetin e Kirkukut, në veri të Bagdadit.

 

Arrestimi i tij erdhi ma pak se 24 orë mbasi nji fëmi tjetër vrau me bombë të paktën 51 persona dhe 100 të tjerë mbetën të plagosun.