Kjo asht e mahnitshme: 16 shqiptarë në fushë!

Shqipnia dhe Zvicra kanë publikue formacionet për ndeshjen që ka me fillue n’ora 15:00.

Natyrisht te kombëtarja shqiptare janë startues 11 shqiptarë.

Te Shqipnia nga minuta e parë luejnë Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Lorik Cana, Mërgim Mavraj, Ansi Agolli, Burim Kukeli, Amir Abrashi, Taulant Xhaka, Ermir Lenjani, Odise Roshi dhe Armando Sadiku.

N’anën tjetër te Zvicra kanë me luejtë pesë lojtarë shqiptarë si startues.

Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Granit Xhaka, Admir Mehmedi dhe Xherdan Shaqiri do të paraqiten nga minuta e parë për hevletët.