Adem Salihaj befason: E harron zanatin e politikanit e bahet historian!

Salihaj i ka mbledh krejt mediat para bustit të Ibrahim Rugovës.

E gjithë vëmendja mediale, ai e ka shfrytëzue për me folë për ilirët dhe doket e tyne të dasmave, e jo për atentatet e mbasluftës – siç pritej – mbasi vet Salihaj e ka nji profil të tillë e jo të ilirologut ose të historianit.

Adem Salihaj vendosi me folë për nji popull të quejtun ‘Galash’, të cilët jetojnë në mes të Afganistanit dhe Pakistanit, e që paskan prejardhje Ilire.

 

————————–

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Adem Salihaj, u ka përcjellë mediave nji e-mail me anë të cilit ka njoftue se ka me mbajtë konferencë për media sot në  sheshin ‘Ibrahim Rugova’

Në njoftim nuk asht cek arsyeja e mbajtjes së kësaj konference, megjithatë asht njoftue se ajo do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova”.

“Ju informoj s me 14 Tetor 2016, në ora 11:00, do të mbaj konferencë për media në Sheshin ”Ibrahim Rugova”,  shkruen në njoftimin e Salihajt dërgue mediave.