Kjo asht e trishtueshme, qe qysh u dridhë toka në fshatin italian!

Nji tërmet i fuqishëm prej 6.2 ballësh ka ra sot në Italinë Qendrore, afër Perugias, tue zgjue banorët të alarmuem.

Tërmeti asht pasue perseri me dy lëkundje të tjera 5.1 dhe 5.4 ballë.

Thellësia lokale e tërmetit ka qenë 4 km dhe ka zgjat 20 sekonda.

Si pasojë e këtij tërmeti deri tash dyshohet të jenë 16 persona të vdekun, mes viktimave janë nji familje prej 4 anëtarësh të cilët janë gjet nën rrënoja në qytetin e Açumoli.

Personat të cilët janë gjet në gjendje të randë e të plagosun nga rrënojat janë dërgue menjiherë për në spital me helikopter.

Ndërkohë shumë njerëz të tjerë mund të jenë nën rrënoja andaj tash asht tue u kërkue për të mbijetuem.

Mediat shkruejnë se kreu i Komunës Amatrice thotë se fshati nuk ekziston ma.