Kjo asht e vërteta e fotos që fitoi çmimin Pulitzer

pulitzer

Fotoja e realizueme nga reporteri Lazlo Boghan e cila fitoi çmimin Pulitzer dhe preku zemrat e shumë njerëzve në fakt asht nji mashtrim.

Tema më të cilën kjo foto u shoqnue ishte nji familje emigrantësh dhe momenti kur kryefamiljari po mbronte familjen e tij nga policia hungareze.

Mirëpo në videon e publikuem, shfaqet nji tjetër e vërtetë.

“Euronews” ka demasku këtë foto tue tregu rrjedhën e vërtetë të ngjarjes përmes videos së publikueme.

Emigranti në fakt nuk po mbron familjen e tij, por ka kalue nji moment histerizmi dhe e ka marrë gruen bashkë me familjen për t’i përplas në shinat e trenit, në formë kercënimi.

Më pas ka qenë policia që ka ndërhy për të mbrojt familjarët.