Kjo asht formula për Listën e perbashkët opozitare (Dokument)

opozita

Gazeta Blic ka siguru nji dokument, që merret vesh të jetë përpilu nga AAK dhe të jetë paraqit si propozim për nji listë të përbashkët me dy partitë tjera opozitare dhe me shoqninë civile.

I njajti dokument u asht paraqit edhe VV’s dhe Nismës, sikundër u asht shpërnda edhe disa përfaqësuesve të shoqnisë civile, por që akoma nuk ka pasë përgjigje rreth tij.

Në këtë dokument si formulë për marrjen e pergjegjësive asht barazia e shprehun në kuotë: AAK 1, VV 1 dhe Nisma ½.

Simbas këtij dokumenti, thuhet se kjo formulë vlen për të gjitha pergjegjësitë parazgjedhore dhe mbaszgjedhore.

Simbas këtij dokumenti, nji kopje të cilën e ka siguru Blic thuhet se bartës i listës asht kandidati për kryetar të Kuvendit të Kosovës, i cili i takon njanës prej dy partive politike (VV ose AAK), derisa i dyti në listë asht mandatari për formimin e Qeverisë dhe i takon asaj partie që nuk e ka bartësin e listës (VV ose AAK).

“Meqenëse propozimi i kësaj formule asht i AAK’s, të drejtën për të zgjedh e para e ka VV (bartësin e listës ose mandatarin për formimin e qeverisë)”, thuhet ndër të tjera në këtë dokument.

Simbas formulës së kësaj liste, nji Zavendëskryeministër i takon Nismës për Kosovën dhe nji shoqnisë civile.

Ndërkaq, kuotat e Listës zgjedhore janë si në vijim: nga 40 kandidatë do t’i kenë AAK e VV, ndërkaq, Nisma do t’i ketë 20, derisa shoqnia civile vetëm 10 kandidatë.

“Me qellim të koordinimit dhe të lehtësimit të kësaj marrëveshjeje, të krijohet nji sekretariat Koordinues që do të përbahet nga nji përfaqësues i VV, AAK, Nisma dhe nji koordinator nga shoqnia civile”, thuhet ndër të tjera në këtë dokument.

Zyrtarisht nga këto parti nuk kanë dasht të flasin, me arsyetimin se janë në negociata për formulimin e kësaj liste.

 

listaaa