Kjo asht historia e shqiptarit të parë në ‘Panama Papers’

panamapanpers

Mbas publikimit të ‘Panama Papers’, ku përfshihen emna të njohun të politikës globale, mediat kanë mund me zbulue emnin e parë shqiptar në listë.

Në fakt nuk ka nji emër që ka dalë nga lista, por që lidhet me listën.

Ta sqarojmë: Gazeta izraelite Haaretz, pjesë e konsorciumit që ka publiku dokumentet e skandalit, thotë se në listë janë mbi 600 kompani izraelite.

Në dokumente del emni i nji avokati të njoftun izraelit, të quejtun Dov Weissglass, që ka qenë shef kabineti i kryeministrit Ariel Sharon.

Ortak me të asht edhe avokati Assaf Hulkin.

Ky i fundit ka nji kompani tjetër jashtë vendit, raporton Haaretz.

Bahet fjalë për GFI Technologies.

Ajo asht regjistrue në Maj të vitit 2013 në Anguilla për të investue në Shqipni.

Në dakt, Halkin dhe nji shqiptar i quejtun Ismail Mulati janë pronarë të kompanisë.

Në Shqipni ata njihen si kompania GFI që ka marrë përsipër markimin e karburanteve.

Koncesioni i markimit të karburanteve ka qenë i shumëdebatuem në Shqipni.

Vjet në Dhetor, kompania e ndërpreu për pak kohë markimin e karburanteve, tue shkaktue për pak nji krizë në treg.

Deputeti socialist, Erion Braçe tha se koncesionari po i ban presion qeverisë.

GFI e rinisi punën, megjithatë historia e saj nuk ka deri më tash lidhje direkte me ‘Panama Papers’.