Kjo asht historike: Kosova parakalon n’Lojnat Olimpike

Sportistët kosovarë kanë parakalue në hapjen solemne të Lojnave Olimpike që po mbahen në Rio të Brazilit.

Sportistët kosovarë në krye me kampionen e botës, Majlinda Kelmendi, e cila ka bart flamurin e Kosovës, kanë parakalue në ceremoninë hapëse të Lojnave Olimpike.

Kjo asht ditë historike për sportin kosovarë, mbasi për herë të parë marrim pjese si të barabartë, në ngjarjen ma të madhe sportive në botë.

Kosova në këto lojna përfaqësohet me 8 sportistë, dy në xhudo, kampionia Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, dy në atletikë, Vjona Kryeziu dhe Musa Hajdari, dy në not, Rita Zeqiri dhe Lum Zhavelli, si dhe Qendrim Guri në çiklizëm dhe Urata Rama në shejëtari.