Kjo asht intervista e CNN ku Trump flet për Kosovën (Video)

Kandidati republikan për president të ShBA’s, Donald Trump ditë ma parë kishte komentue urdhnin e Bill Clinton për me fillue bombardimet mbi caqet serbe në Kosovë.

Ai në nji intervistë për CNN kur asht pyet nga gazetari: Ju dhe Kosova.  A do ta zhbanit atë që Clintoni bani?, Trump kishte thanë se kishte me ba paksa ma ndryshe dhe e di që kjo ka me tingëllue e tmerrshme por shikoni…Me aeroplanët 75 mijë metra në ajër tue lëshue bomba, por shikoni se çfarë u kanë ba asaj toke dhe atyne njerëzve dhe vdekjet që i kemi shkaktue.

“Ata nuk i kanë shkaktue ato vdekje në aleancë me neve sepse na ishim naltë në ajër, në aeroplanë, por në nji pikë të caktueme, ju duhet me vendos trupa kështu që secili mundet me  kalue jashtë kufijve dhe shumë njerëz janë pajtue me këtë gja”, ka thanë Trump, percjellë Indeksonline.

“Unë nuk e di nëse ata mund ta konsiderojnë këtë si nji sukses sepse unë nuk e konsiderojë si nji sukses. Ka pasë bomba në krejt territorin dhe askush se di se çfarë po ndodhë, vdekjet po rriten në mija”, ka thanë ndër të tjera Trump.