Kjo asht kandidatja e vetme për kryeministre në Britani

Sekretarja e Mbrendshme e Britanisë, Theresa May, mbetet kandidatja e vetme për me zavendësue David Cameronin si kryetar të Partisë Konservatore dhe rrjedhimisht edhe si kryeministre e vendit.

Kjo mbasi anëtarja e Parlamentit të Britanisë, Andrea Leadsom, njana nga dy kandidatet për me u ba kryeministre asht tërheq sot nga gara mbasi nuk ka mbështetje të gjanë në parti.

53-vjeçarja Andrea Leadsom, e cila ka zhvillue fushatë që Britania me u largue nga BE, tha se “beson se znj. May asht përgadit në mënyrë ideale për me implementue Brexit’in në kushtet ma të mira të mundshme”.