Kjo asht kerkesa e Ali Ahmetit për gjuhën shqipe në Maqedoni

Gjuha shqipe m’u përdor në komunikim midis Maqedonisë me vendet e tjera dhe me organizatat ndërkombëtare, ka kërkue lideri i BDI’s, Ali Ahmeti.

Ai thotë se ligji për përdorimin e gjuhëve që duhet të votohet në Kuvendin e Maqedonisë deri në fund të shtatorit asht fryt i kompromisit, por në t’ardhmen, pikërisht përdorimi i gjuhës shqipe në përdorim ndërkombëtar asht çashtje që pritet m’u hap.

“Marrëveshja e Ohrit. Sa i përket gjuhës, për shembull, në komunikimin ndërkombëtar, gjuha shqipe asht e diskriminueme. Pse gjuha shqipe të mos konsiderohet e barabartë edhe në kumunikim ndërkombëtar? Pse gjuha shqipe të jetë e ndalueme jashtë kufijve të Maqedonisë?

Këto janë pyetjet të cilat mund të hapen dhe të diskutohet për to”, ka thanë Ahmeti, në nji intervistë për portalin post.mk.