Kjo asht kërkesa e BE’s për zgjedhjet në Kosovë

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, shefe e së cilës asht, Nataliya Apostolova, kërkon që procesi elektoral për zgjedhjet e parakohshme nacionale të 11 Qershorit me qenë i drejtë dhe në përputhje me standardet europiane.

“Sa i përket vetë procesit zgjedhor, Kosova duhet me demonstrue aftësinë për me organizue zgjedhje të drejta dhe të lira, në përputhje me standardet europiane,” i kanë thanë arbresh.info zyrtarë të kësaj zyreje.

Për ma tepër thonë se krejt këto duhet me arritë “nji rezultat të pranueshëm për të gjithë.”

Ata nuk kanë komentue aderimet e shoqnisë civile në parti politike, që së fundi janë shtue kandidatët të cilët  kanë me qenë pjesë e listave për deputetë që vijnë nga radhët e shoqnisë civile.

“Gjithkush ka të drejtë me u përfshi në jetën publike simbas preferencave të tyne.”

Deri tash janë dheta aktivist të shoqnisë civile që ju kanë bashkue Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila tashma ka hy në koalicion parazgjedhor me Aleancën Kosova e Re.

Aderime ka pasë edhe në koalicionin e Partisë Demokratike të Kosovës, por publikisht nuk asht pa ndonji aderim i pjesëtarëve të shoqnisë civile në Lëvizjen Vetëvendosje.