Kjo asht kerkesa e Serbisë për BE’n!

pasaprtks

Vendimi i para nji viti nga Bashkimi Europian që serbët e Kosovës me pasaporta të Serbisë të mos mund të udhëtojnë pa viza, duket se do të komplikojë procesin e liberalizimit të vizave në Kosovë, mbasi autoritetet në Beograd thonë se i janë drejtue BE’s me nji kerkesë e cila mund t’i mbajë serbët e Kosovës larg të bamit kosovar me pasaportë.

E në të njajtën kohë me udhëtue pa viza.

Nëse Serbia ka sukses, serbët e Kosovës nuk do të jenë të detyruem që të pajisen me pasaporta të Kosovës për me udhëtue pa viza në zonën Schengen.

Qeveria e Serbisë, nepërmjet Zyrës për Kosovën i ka konfirmue portalit online të Bashkimit Europian “Euroactiv” se ka kërkue zyrtarisht nga BE që serbët e Kosovës të mos detyrohen të pajisen me pasaporta të Kosovës për të përfitue nga liberalizimi i vizave.

“Na kemi kerkue nga BE që liberalizimi i vizave me perfshi serbët që jetojnë në Kosovë, pa marrë parasysh dokumentet e tyne”, ka thanë në nji deklaratë Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë.