Kjo asht kompania që po hetohet si shkaktare e vdekjeve në QKUK

Kompania “Bubeari Komerc” nga Kaçaniku, tash e disa vjet asht tue e furnizue Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, me gazna medicinalë. Ndaj saj kanë nisë hetime mbas dyshimeve të ngrituna nga Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë, se gazi oksidol ka mujt me qenë shkaktar i vdekjes së katër personave gjatë operacioneve.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, ka deklarue të Mërkurën se Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë, kanë ngritë dyshime se vdekja e pacientëve në QKUK, ka ardhë si shkak i gazit oksidol.

“Pjesa ma e madhe e dyshimit asht nji lloj gazi, i cili nga inspektorati ynë, thuhet se ka ardhë në QKUK nëpërmjet nji operatori që ka pasë licencë për importim, por jo për prodhim”, ka deklarue Ismajli.

Katër persona kanë vdekë gjatë operimeve mbrenda 24 orëve në QKUK, gjatë javës së kalueme.

Kompania që e furnizon Qendrën Klinike Universitare të Kosovës me gazna medicinalë tash e disa vjet asht “Bubeari Komerc” nga Kaçaniku, shkruen Insajderi.

Shperndaje në: