Kjo asht lista e kandidatëve për kryetarë të Gjykatave në Kosovë

Për me pasue Salih Mekën në krye të Gjykatës së Apelit, e që tash po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pretendojnë tre kandidatë. Hasan Shala, Xhevdet Abazi dhe Tomka Berisha janë tre kandidatët për kryetar të Gjykatës së Apelit.

Gjykatën themelore ma të madhe në vend, atë të Prishtinës, e pretendojnë kandidatët: Krenar Berisha, Afërdita Bytyqi, Vesel Ismaili, Arben Hoti, Beqir Kalludra si dhe kryetari aktual që kërkon mandatin për herë të dytë, Hamdi Ibrahimi.

Për Gjykatën Themelore të Prizrenit, kryetari aktual Ymer Hoxha nuk ka asnji kundër kandidat.

Për me udhëheqë me Gjykatën Themelore të Gjakovës, Vaton Durguti asht kandidati i vetëm.

Garës për të parin e Gjykatës Themelore të Gjilanit i kanë hy kandidatët Naser Maliqi, Veli Kryeziu, Aziz Shaqiri dhe kryetari aktual Zyhdi Haziri.

Ndërsa, në gjykatën e Ferizajt, në garë janë këta kandidatë: Elmaz Zenuni, Musa Kongjeli si dhe kryetari aktual Bashkim Hyseni.