Kjo asht masa e arrestit për serbin e arrestuem dje në Suharekë

Me urdhën të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, serbit Bogdan Mitrovic, i arrestuem dje në Suharekë, i asht përcaktue masa e arrestit prej 38 orëve.

Qysh asht thanë nga Policia, Mitrovic, mbas arrestimit asht transferue për në Gjykatë në Prizren, ku edhe asht vendosë rreth masës së arrestit.

Ndryshe, serbi, Mitrovic, asht arrestue gjatë ditës së djeshme i dyshuem për krime lufte në Kosovë.